Pa kompromis
Vëmendje ndaj procesit, pastërtisë dhe produktit përfundimtar.
Rreth Ziu AdBlue
Nga eksperienca në Mbretërinë e Bashkuar te prodhimi modern në Sulovë, Cërrik.
Historia jonë
Ziu AdBlue u krijua pas një eksperience në Mbretërinë e Bashkuar në fushën e produkteve për automjete dhe industrinë diesel. Kjo përvojë u kthye në një investim konkret shqiptar, me bazë në Sulovë.
Aktiviteti ynë nis me prodhimin e AdBlue, një produkt që mbështet reduktimin e emetimeve të automjeteve diesel. Synimi është zgjerimi gradual me antifriz, ujë të distiluar për xhama dhe produkte të tjera për kujdesin e automjeteve.
Ne besojmë se prodhimi lokal me cilësi të lartë forcon besimin e klientëve, mbështet ekonominë dhe krijon mundësi të reja për zonën.
Vlerat tona
Vëmendje ndaj procesit, pastërtisë dhe produktit përfundimtar.
Një mënyrë pune e organizuar dhe e përgjegjshme nga fillimi në fund.
Kontribut për motorë më të pastër, industri vendase dhe zhvillim rajonal.
Vendndodhja
Impianti ynë ndodhet në Sulovë, Cërrik. Këtu kombinojmë pajisjet moderne me punën e përkushtuar të ekipit tonë.
Shiko në hartë